Gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili, flet për dëmet që shkakton alkooli tek meshkujt. Sipas tij alkooli krijon hormone femërore me shumicë në trupin e mashkullit gjë që ndikon në jetën e tyre seksuale dhe në dëmtimin e spermës.
“Përkushtimi i prindërve në Shqipëri është shumë i dobët. Prindërit në Shqipëri nuk përkushtohen për fëmijët. Ata i lindin, mundohen me tëra forcat biologjike e financiare për t’i zhvilluar, rritur, shëndoshur dhe jo për të qëndruar larg veseve, pinë duhanin, drogat etj.
Së dyti është alkooli i cili ka një dëmtim të jashtëzakonshëm në shumë forma, por ajo më kryesore është se alkooli ndikon në një mënyrë hormonale dhe tek meshkujt krijon një hormon femëror që është estrogjeni. Estrogjenët që formohen nga alkooli tek meshkujt veprojnë në dy gjëra: Në dëmtimin e prodhimit të spermës dhe në pamundësinë e funksionit seksual, nuk kanë ereksion, nuk kryejnë dot marrëdhënie.
Alkooli duhet të pihet i minimizuar, dy herë në javë, është normal, më tepër është shumë i dëmshëm. Kanabisi është kaq i dëmshëm saqë hyn në sperme dhe krijon një trullosje, jep një çoroditje dhe një ngadalësim të ecurisë progresive që duhet të jetë jashtëzakonisht e shpejtë. Një spermatozoid duhet të bëjë 7 metër rrugë