Serie A e futbollit zhvilloi tetë ndeshjet e javës së 33-të. Për këtë raund nuk mund të mos kishte surpriza, teksa Milani dhe Roma ngecën në barazimet respektive kundër Cremoneses dhe Monzës. Juventusi fitoi 2-1 me Leccen në Torino, ndërsa edhe Lazio bëri detyrën në “Olimpico” kundër Sassuolos. Interi “shkatërroi” 0-6 Veronën në transfertë.

Në “Allianz Stadium”, Juventusi fitoi 2-1 me Leccen për javën e 33-të në Serie A. Sfida u hap nga goli i Paredes për vendasit, teksa Ceesay barazoi me penallti në minutën e 37 për miqtë. Vetëm tre minuta më vonë, Vlahovic shënoi golin e fitores për “Zonjën”, me serbin që pas 680 minutave “shterpë” i jep tri pikë bardhezinjve pas tre ndeshjeve.

Në “Marc’Antonio Bentegodi”, Verona humbi 0-6 me Interin për javën e 33-të në Serie A. Zikaltërit nuk u kursyen ndaj vendasve, me golat që u shënuan nga Gaich (aut), Calhanoglu, Dzeko me dopietë dhe Marinez dopietë. 13 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Brozovic në të 77 minutë.

Në “Brianteo”, Monza vendase barazoi 1-1 me Romën në javën e 33-të në Serie A. Edhe njëherë skuadra e presidentit Berlusconi tregoi se është makthi i skuadrave të mëdha, duke ndalur edhe Romën. Ndeshja u hap nga goli i El Shaarawy në minutën e 24, teksa barazoi Caldirola në minutën e 39-të.

Seria A – java 33:

Atalanta 3-2 Spezia

Juventus 2-1 Lecce

Salernitana 3-3 Fiorentina

Sampdoria 0-2 Torino

Milan 1-1 Cremonese

Lazio 2-0 Sassuolo

Monza 1-1 Milan

Verona 0-6 Inter