Edhe pse deri më tani askush zyrtarisht nuk e thotë se cilët ishin ata që ushtruan dhunë mbi trupat e KFOR, kjo përplasje nuk i ka shpëtuar syrit të mediave.

Të parët në frontin e përplasjeve, rezultojnë të kenë qënë grupi i tifozeve huliganë të futbollit, që njihen si grupi i Veljko Belivuk. Pamjet dhe fotografitë e shkrepura gjatë momenteve të tensionit kanë identifikuar mes turmës pjesëtarë të këtij grupi, të cilët mbajnë kapele të njëjta me atë që mban edhe lideri i grupit Veljko Belivuk. Grupit famëkeq të tij i është kushtuar një artikull i gjatë edhe gazeta Neë York Times vetëm dy javë më parë, më 11 maj të këtij viti.

Në këtë artikull përshkruhen me detaje krime të kryera nga banda e Belivuk, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Gazetari i prestigjozes amerikane, Robert Ëorth ka zbardhur disa deklarata të Veljko Belivuk në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, ku ka deklaruar se grupi i tij ishte organizuar për nevoja dhe urdhëra të Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj seance, Belivuk ka përshkruar disa nga punët që pretendonte se grupi i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale.