Astrologia Meri Shehu e ftuar në “Good Morning Albanians” tha se personat që i përkasin shenjës së Luanit do jenë shumë të fshehtë në dashuri në muajin maj, e madje mund të kenë lidhje të cilat nuk mund të deklarohen.

“Në dashuri do jenë shumë të fshehtë, do kenë marrëdhënie mistike të cilat nuk mund të deklarohen dot sepse Afërdita në Gaforre i bën luanët të fshehin marrëdhëniet e tyre ose të krijojnë lidhje jo të mundshme për t’u deklaruar, ‘të tradhtojnë’”,-tha Meri Shehu, mirëpo përmendja e tradhtisë hapi diskutime në studio. Astrologia tha se tradhtia nuk është diçka e keqe dhe se në jetë të gjithë jemi pak “Juda”. ajo shtoi se tradhtia duhet provuar dhe shijuar.

“S’është keq të tradhtosh. Duhet provuar tradhtia, ne të gjithë jemi nga pak Juda. Po nuk e provove ta bësh dhe ta shijosh, nuk ka kuptim. Tradhtia ndez edhe emocione. Ndërsa në rast se tradhtohesh, mbase nuk të shijon, por të bën më të fortë”,-tha Meri Shehu për Euronews Albania.