Reperi i njohur Stresi ka qenë i ftuar në rubrikën e “E Diell”, “Mos i bjer me top”, ku i pyetur se me kë nga femrat nuk do martohej kurrë, ai u përgjigj Zhaklina Lekatari.
Ndërsa përsa i përket jetës së tij personale dhe nëse do martohej apo jo, Stresi tregon se shokët e tij po mundohen që ta martojnë, por është çështje fati. Sipas tij kur t’i vijë fati dhe ai do martohet.
Ronaldo Sharka: Nënat shqiptare të duan shumë, një hall tjetër kanë këto nënat shqiptare. Kur do martohesh o Stres? Studio e “Përputhen” është këtu afër.
Stresi: Unë nuk përputhem kollaj, të them të drejtën edhe shokët e ngushtë po mundohen shumë për mua. Kam tre shokë që i kam shumë të afërt dhe arsyeja pse ata janë me fëmijë sot, jam unë. Unë i kam njohur me vajzat sepse për shokët e mi jam munduar t’i gjej vajza shumë të mira dhe të tre sot janë prindër dhe unë i shoh. Unë nuk e di, është fat, varet…