Dashi
Në punë shumë shpejt do të vijnë kënaqësi, konfirmime apo rinovime të mëdha. Momentet e vështira tashmë janë pjesë e së shkuarës, gjithçka po përmirësohet!
Demi
Në punë, rezultatet e para janë gati të mbërrijnë pas shumë sakrificash. Ditë interesante të mërkurën.
Binjakët
Kini kujdes nga të lindurit e shenjës së Dashit dhe Gaforres, pasi mund të ketë probleme. Duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme deri në fund të muajit!
Gaforrja
Ka nga ata që u është dashur të ndryshojnë diçka, kanë vënë në dyshim veten dhe muajt e fundit kanë qenë vërtet të vështirë. Por duhet të vazhdojmë përpara!
Luani
Lajmet e mira po vijnë rrugës, por kujdes nga zilia. Ka nga ata që me të vërtetë do të bënin gjithçka për të rrëzuar idetë tuaja!
Virgjëresha
Në punë jeni të fortë dhe të vendosur: tani mund ta shikoni të ardhmen me optimizëm, duke lënë pas vështirësitë e së shkuarës!
Peshorja
Nuk keni shumë siguri dhe nga pikëpamja ekonomike është më mirë të ruani qetësinë. Kini kujdes nëse doni të kryeni shpenzime!
Akrepi
Në punë keni shumë plane për shtatorin: mos e humbni besimin sepse kënaqësitë do të vijnë herët a vonë!
Shigjetari
Keni nisur projektet e reja: përpiquni të punoni shumë dhe të jepni më të mirën për vitin e ardhshëm!
Bricjapi
Në punë po mundoheni të mbani atë që keni dhe të zgjidhni disa probleme. Jeni mërzitur për një provim, por duhet të besoni në veten tuaj!
Ujori
Përpiquni të mendoni për atë që duhet të bëni në shtator. Jeni krijues, por kini kujdes nga diskutimet me një shef ose koleg!
Peshqit
Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të mos ngatërroheni, sidomos të hënën dhe të martën. Ka nga ata që, ndoshta, do të vendosin të anashkalojnë një takim!