Një shtëpi e braktisur spanjolle e mbushur me 1000 lodra në një fshat në periferi të Seviljes tregon historinë tragjike të një nëne që humbi dy fëmijët e saj dhe filloi të koleksiononte lodrat si një mekanizëm për të përballuar dhimbjen. Gruaja ka ndërruar jetë në 2017, e ndërsa shtëpia e saj ende është “e paprekshme” nga fshatarët.
Nga jashtë, fasada e gërryer qëndron në kontrast të plotë me brendësinë e kuruar dhe të ruajtur me kujdes, e cila – sipas legjendës – ka mbetur e paprekur prej vitesh.
“Askush nuk lejohej të hynte në shtëpi”, tha fotografi britanik Ben James, 32 vjeç, pas vizitës. “Shtëpia ishte e vetmuar… fshatarët ishin të tmerruar të shkonin afër shtëpisë. Ata ishin të bindur se gruaja ishte e sëmurë dhe se shtëpia ishte e mallkuar.’
Gjatë vizitës “kishte disa vende ku disa nga kukullat, ndoshta për shkak të erës, filluan të lëvizin dhe dukej sikur luanin muzikë”, tregon ai. Thuhej se fshatarët supersticiozë besonin se fëmijët kishin zotëruar kukullat dhe se kushdo që do të përpiqej të merrte diçka nga shtëpia “do pushtohej” nga djalli dhe do të vdiste.