Dashi/ Dash i dashur, Venusi në pozicion të pafavorshëm rrezikon të sjellë më shumë tension dhe grindje në jetën tuaj në çift. Kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të Hënës në prapavijë, të martës dhe të mërkurës, kur përplasjet me partnerin tuaj mund të jenë më të forta. Për të tentuar të pajtoheni me të, prisni ditën e enjte ose të premte, kur gjendja të jetë qetësuar. Një lajm i mirë vjen në vendin e punës, pavarësisht lodhjes.
Demi/ Të dashur Dema, po përjetoni një periudhë force dhe ripërtëritjeje. Lidhja e Mërkurit me Diellin dhe së shpejti edhe prania e Jupiterit në shenjë, do të ndikojnë që të merrni një lajm të mrekullueshëm! Rezultatet dhe mirënjohja që prisnit nuk do të vonojnë. Edhe dashuria ju buzëqesh, e gjitha kjo falë një Venusi të shkëlqyer, gati për të sjellë pasion dhe gëzim në jetën tuaj. Ditët me fat me Hënën në shenjë janë e marta, e mërkura dhe e shtuna.
Binjakët/ Të dashur Binjakë, java juaj për fat të keq fillon me Hënën në prapavijë, e cila mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë dhe në humor të keq. Pavarësisht kësaj, ju do të keni mbështetjen e planetit Jupiter, i cili do t’ju ndihmojë së shpejti të realizoni një projekt i rëndësishëm ose të gjeni aleatët e duhur për ta bërë atë. Do të keni tensione në familje aty nga e shtuna dhe e diela, kur Hëna e pafavorshme do t’jua vështirësojë dialogun.
Gaforrja/ Të dashura Gaforre, këtë javë planeti Venus në shenjë do t’ju bëjë të ndieni të gjithë forcën e tij dashamirëse. Në aspektin sentimental do të merrni lajme të mrekullueshme. Beqarët duhet t’i mbajnë sytë hapur, sepse yjet do t’ju garantojnë takime për t’u mbajtur mend. Pak më shumë tension, megjithatë, në vendin e punës dhe veçanërisht të martën dhe të mërkurën, kur Hëna do të jetë në prapavijë.
Luani/ Të dashur Luanë, mos u shqetësoni shumë nëse do t’ju dalin disa pengesa të tjera në rrugën tuaj këtë javë, veçanërisht në fushën profesionale. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm mund të krijojë ngadalësime dhe vështirësi. Por gjithçka do të kthehet në normalitet falë mbështetjes së Jupiterit! Kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të së enjtes dhe të premtes, kur do të ndiheni nervozë, pasi edhe Hënën do ta keni në prapavijë.
Virgjëresha/ Të dashura Virgjëresha, këtë javë mund të mbështeteni si në praninë e Venusit ashtu edhe të Mërkurit në shenjë, gati për t’ju dhënë fat në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të ketë takime vendimtare ose mundësi të reja, që madje mund të minojnë disa nga siguritë tuaja, por nuk do të jetë një krizë negative, thjesht një mënyrë për të ridimensionuar jetën tuaj, duke filluar nga vetja juaj dhe nga ajo që keni vërtet për zemër.
Peshorja/ Peshore të dashura, bëni edhe një javë durim dhe më pas gjithçka do të jetë më mirë! Planeti Jupiter do të qëndrojë në pozicion të pafavorshëm kundrejt shenjës suaj edhe për disa ditë, më pas gjithçka do të zgjidhet dhe do të gjeni sërish qetësinë e humbur. Ndërkohë, duhet të merreni me Venusin dhe Marsin në prapavijë, gjë që mund t’ju sjellë tensione dhe debate si në punë ashtu dhe në familje.
Akrepi/ Të dashur Akrepa, Mërkuri në prapavijë do t’ju nxjerrë pengesa të tjera në rrugën tuaj, veçanërisht në sferën profesionale. Por mos u shqetësoni, duke filluar nga java tjetër, kur do të jeni të favorizuar nga prania e Jupiterit në shenjën Peshqve, situata do të përmirësohet. Ndërkohë, Venusin do ta keni në krah, gati për t’ju dhënë fat në dashuri. Fundjava me Hënën në pozicion të favorshëm, do të jetë veçanërisht romantike.
Shigjetari/ Të dashur Shigjetarë, java juaj fillon me Hënën e bukur në shenjën tuaj, gati për t’ju dhënë më shumë fat. Të enjten dhe të premten mund të merrni disa lajme të mira, ndërsa disa tensione mund të lindin aty nga e shtuna dhe e diela. Kini kujdes, veçanërisht nëse debatoni me partnerin, të mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Jupiteri ju ndihmon të përfundoni një projekt në punë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Bricjapi/ Të dashur Bricjapë, nuk është një periudhë e lehtë për shenjën tuaj. Stresi dhe lodhja ju bëjnë që të humbni kthjelltësinë, sidomos tani që jeni të detyruar të përballeni me Venusin dhe Marsin në prapavijë, gjë që e urreni. Debatet me partnerin do t’jua shterojnë energjitë. Por yjet parashikojnë se gjithçka do të zgjidhet më së miri aty nga e marta dhe e mërkura, kur Hëna e bukur në shenjë do t’ju japë qetësi dhe fat.
Ujori/ Të dashur Ujorë, edhe këtë javë mund të mbështeteni në praninë e Jupiterit, gati për t’ju dhënë lajme dhe mundësi të mira në vendin e punës. Ditët më me fat në aspektin profesional do të jenë e enjtja dhe e premtja, kur edhe Hëna do të jetë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Ndërsa Mërkuri në disonancë mund të ndikojë që të keni debate si në zyrë dhe në familje.
Peshqit/ Të dashur Peshq, një javë tjetër me fat për shenjën tuaj, e cila do të ketë mbështetjen e Venusit, Marsit dhe të Mërkurit! Këta planetë, të cilëve Jupiteri do t’u bashkohet së shpejti, ju premtojnë lajme të mira në fushën profesionale, shumë energji dhe shumë pasion! Të shtunën dhe të dielën, kur do të keni edhe Hënën në shenjë, do të përjetoni momente të paharrueshme së bashku me dikë të veçantë.