Një nga imituesit më të njohur në botë të presidentit të 45-të të SHBA, po e akuzon atë se po i vjedh idetë e komedisë, për t’i përdorur ato në fjalimet e ndezura politike.

Amerikani John Di Domenico thotë se ka qenë si një “tekst parashikues për Trump” në lidhje me fjalimet publike.
”Kam pyetur nëse ai i ndjek ato që unë përgatis dhe më pas i përsërit, një prej këtyre është batuta me ‘kung flu’ në kohën e sëmundjes. Unë e kisha shkruar atë në mars 2020, dhe ai e tha dy muaj më vonë. Ndoshta ai më pëlqen mua sepse unë jam si një ‘Trump i sjellshëm’. Besoj se kam bërë të duket më shakaxhi dhe ai e vlerëson”.

Imituesi thotë e u habit kur Trump kishte përmendur deklarata të tij dhe gjatë arrestimit të 4 prillit.
Di Domenico shton: “Siç rezultoi më pas ai tha pas lirimit se ‘ata ishin duke qarë e duke i kërkuar falje’, pra ato që kisha thënë dhe unë më parë”.
Komiku thotë se mund të citojë disa momente kur Trump i referohet materialeve të përgatitura prej tij, siç ishte në një imitim të republikanit në mars 2020, kur tha me shaka se testi i tij i virusit ishte “aq shumë negativ sa bëhej thuajse pozitiv”.
Në maj të atij viti Trump ka thënë në media se testi i tij rezultoi “positiv drejt negatives”.
Gjatë një fjalimi në janar 2021 imituesi thoshte në rolin e Trump se do të jepte falje presidenciale për të gjithë pjesëmarrësit në trazirat e 6 janarit në Uashington.
Një vit më vonë Trump tha në një fjalim se do të jepte falje të plotë për anëtarët e revoltës në ndërtesën e Capitol.
Di Domenico tha: “Vras mendjen nëse ai e dëgjon punën time dhe përsërit disa prej tyre me të vërtetë. Më vjen mirë që ai më dëgjon dhe që unë mund të shkruaj material që parashikon atë që ai do të thotë”.
“Më duket sikur jam njëfarë Inteligjence Artificiale për Trump.”
Di Domenico foli në ceremoninë e Çmimeve të Komedisë Popullore në Las Vegas 2023 ku nderohen krijuesit e rrjeteve sociale me impakt pozitiv në platformat e tyre.