Oltion Çaçi është rikthyer në Sarandë tani si kandidatë për kryetar bashkie. Përveç fëmijërisë së tij të ndarë mes Sopikut dhe Ksamilit ku jetonte gjyshja dhe dajat e tij, ai u bë banorë I Sarandës në vitet 2000 ku familja e tij u zhvendos aty për shkak të biznesit të ndërtimit dhe hotelerisë.
Ahmeti dhe Rina dy prindërit e tij, të cilët u njohën dhe shkolluan në Delvinë e më pas në Tiranë, kanë pas një jetë të shtrirë mes Sarandës, Tepelenës dhe Tiranës. Ata lindën fëmijët ndërkohë që shërbenin në Tepelenë u zhvendosën pas rënies së komunizmit në Sarandë dhe në fund në Tiranë.
Olti u shkollua bashkë me vëllain e tij në Universitetin e Kievit në Ukrainë, dhe pas shkollës u kthyen në Sarandë për të qenë pranë prindërve në biznesin e tyre. Linjën e Hotel Flower të nisur në Sarandë ata e zhvilluan me sukses në bregdetin e Golemit ku sot hoteli I tyre është shembull suksesi I turizmit me evidencë të lart dhe rritëm rritje të lart.
Rikthimi i tij në Sarandë si kandidatë për kryetarë bashkie ishte një propozim I kryeministrit Edi Rama pas suksesit të tij si menaxher I hotel Flower, të cilën Kryeministri e vizitoi disa herë dhe e promovoi si model suksesi. Olti flet anglisht, rusisht si dhe greqisht e italisht.
-Sa I përgatitur ishe për këtë propozim?
-Nuk e kisha parë kurrë si sfidë timen, pro në fakt duke qenë një aktor I rëndësishëm I turizmit ndërtoja në kokën time një model se si duhet të ishte një kryebashkiak që të ndihmonte turizmin. Dhe kur ma propozuan këtë sfidë mu duke vetja shumë familjarë me të. Gati sikur e kisha menduar vet edhe pse ishte një propozim I diskutuar mes Drejtuesit Politik të Qarkut Blendi Klosit dhe Kryeministrit Rama.
Dua të them që nuk më ngjalli as pasiguri as ndonjë surprizë. Jam shumë I familjarizuar me raportin mes një krye bashkiaku dhe operatori turizmi. Kam qenë deri më sot nga njëri krah tani do jem në krahun tjetër përball kolegëve të mij, duke pasur përparësinë që ua di çdo hall pa hapur gojën.
Si e priti familja këtë vendim?
Nëna ishte e dyzuar mes dëshirës që unë po rikthehesha në Sarandë në vendin e saj, dhe merakut që ka pasur babi im të mos merresha më me politikë. AI vet e mbylli karrierën politike si Kryetari i Bashkisë pluraliste të Tepelenës më 1991 1992 që quhej ende Komiteti ekzekutiv pluralist. Por babi nuk jeton më dhe shpresoj të jetë I qetë atje lart se nuk do ta shqetësoj.
Pas hezitimeve të para nëna u bë shumë mbështetëse dhe me këtë rast ka ri zgjuar dhe gjithë lidhjet e saj me Sarandën. Ndërkohë gruaja ime nuk hezitoi fare të nisej bashkë me mua në Sarandë, pasi për fat këtu kemi dhe shtëpinë, biznesin dhe kujtimet tona.
-Çfarë do të bësh në këtë qytet. Nga do t’ia nisësh si kryebashkiak?
-Ky qytet është simbol I turizmit shqiptar. Si të jetë Saranda do jetë e ardhmja e turizmit dhe nuk mund të dorëzohemi. Saranda është kryeqyteti I turizmit të huaj në Shqipëri, është vendi ku të huajt vijnë pa I ftuar dhe jetojnë në qytet më shumë se shqiptarët që e braktisin në dimër. Nga mënyra se si ne bëjmë turizëm në Sarandë reflektojmë se si mund të bëhet turizmi në Shqipëri . Turizmi në Sarandë është pasaportë ndërkombëtare për turizmin në Shqipëri .
Dhe nuk është se jemi një shembull I shkëlqyer. Ka ende shumë probleme. Dy më kryesoret janë sezoni I shkurtër dhe infrastruktura e mangët e qytetit për të përballuar fluksin maksimal të turizmit.
Të dyja janë prioritete urgjente.
Zgjatja e sezonit është sfida ime personale. Ma lini mua këtë dhe më kërkoni llogari pas katër vitesh. Është një gjë që di ta bëj e kam provuar. Kur zhvendosa biznesin në Golem gjetëm vendin më të keq që ishte pasi të tjerët ishin zënë dhe gjetëm një sezon plazhi që kufizohej vetëm korrik gusht dhe në dimër nuk gjeje dot as kafe hapur.
Sfiduam mentalitetin mbajtëm hotelin 12 muaj hapur dhe u kthyem në pikë referimi dhe model zhvillimi për zonën.
Do ta bëj këtë me kolegët e mij të hotelerisë në Sarandë me një plan të qartë menaxhimi që Saranda të mos I ngjaj një ariu që fle në dimër e zgjohet disa muaj në verë.
E kam sfidë personale dhe di ta bëj këtë.
Sfidën e infrastrukturës e kam me kryeministrin Edi Rama. E kam pranuar këtë sfidë duke marrë mbështetjen e tij për një vëmendje të posaçme për Sarandën. Nevoja urgjente për parkingje publike për stinën e verës, stacioni I autobuzave ndërqytetas në hyrje të Sarandës, zgjerimi I pedonales deri në Kanalin e Cukës, hapja e rrugëve të reja lidhëse në zonën Hotel Butrinti Kanali I Cukës për të shkrifëruar trafikun janë prioritet kryesore për të cilat kam fjalën e qeverisë.
Më tej qyteti duhet të ndryshoj pamjen e tij duke shtuar gjelbërimin, duke imponuar çdo pallati një hapësirë gjelbërimi të detyrueshëm dhe duke I dhënë Sarandës një identitet që lidhet me një qytet të gjelbëruar dhe jo një fasadë betoni, sic duket nga deti.
Cilat janë problemet më të rrezikshme që sabotojnë turizmin në qytet sipas jush?
Dy janë armiqtë e turizmit në një qytet si Saranda, pastërtia e qytetit dhe furnizimi me ujë dhe drita. Mendoj se me energjinë elektrike puna ka avancuar mirë. Uji është një problem që po merr një zgjidhje me mbarimin e rrjetit të brendshëm por prioritet do të mbetet furnizimi me ujë të rrjedhshëm 24 orë me ndërtimin e ujësjellësit nga nga burimi i Kalasës si një mundësi e artë.
Sa i përket plehrave për këtë sezon kam një pakt me Ministren Kumbaro që përveç firës pastrimit do të kemi mbështetjen e task forcës turizmit për ta mbajtur qytetin e pastër. Më pas kur të jem në krye të bashkisë do t shikojë mundësinë e ndërtimit të një ndërmarrje të posaçme për pastrimin duke mos e tenderuar më, por duke e bërë pjesë të punës së bashkisë.
-A të duket se operatorët turistikë por qytetaret janë të gatshëm të bashkëveprojnë me Bashkinë për këto ide?
-Nuk kam gjetur asnjë njeri deri më sot që ti ofrosh një gjë që ja rrit biznesin, që ja rrit vlerën pronës dhe që I siguron të ardhura të qëndrueshëm që të mos bashkëpunoje. Problem që kanë qytetarët dhe operatorët me Bashkinë si institucion në tërësi, duke e parë deri më sot nga ana e biznesit, është që Bashkia nuk ofron, por madje të frenon në kërkesat e tua. Duke e kthyer Bashkinë nga një institucion frenues në një shtëpi që ofron dhe ide dhe mundësi për biznesin, ndryshon dhe qasja e qytetarëve në raportet e tij me pushtetin.
Saranda nuk është një qytet I varfër, por është një qytet që nuk ka mundur ende ti nxjerrë në pah gjithë mundësitë e veta. Ne duhet ta bëjmë Sarandën të jetë një qytet që të rrezatoj modele të suksesshme biznesi në truizëm dhe të jetë mbi të gjitha simboli I përshtypjeve të mira të turistëve të huaj në Shqipëri.
Për fat është një vend I qetë pa kriminalitet dhe pa probleme që dëmtojnë shpesh turizmin sic janë konfliktet fetare krahinore apo etnike. Saranda është një miniballkan I i mirë i Shqipërisë, ku të gjithë janë të ndryshëm dhe të barabartë. Asnjë komunitet nuk ka dëshirën të sundoj të tjerët por dhe as të sundohet prej tyre. Dhe kjo na bën të gjithë të ndjehemi si në shtëpinë tonë, qofshin banorë të Bregut, të Labërisë, pjesëtarë të pakicës greke, pjesëtarë të komunitetit çam, të ardhur nga Veriu e jugu e gjithkush tjetër.
Unë personalisht në origjinën time jam gjysma minoritar I Sarandës, e gjysma lab I Tepelenës. Dhe ska pasur familje më harmonike se sa kjo bashkëjetesë se sa familja jone. Jam rritur nga fuqia e kësaj bashkëjetese dhe do ta zhvillojë më tej atë.
-A keni ndjerë ndonjë sulm për shkak të kësaj origjine kur kandidat?
-Po patjetër. Zërat që ishin kundër kandidimit u përpoqën të përdorin origjinën time “gjysma minoritar gjysma lab” si pikë të dobët. Në fakt kjo është pika ime më e fort në këtë qytet ku askush nuk është shumicë dhe të gjitha komunitetet jetojnë në harmoni me njëri tjetrin. Më problem do ta kisha të isha vetëm minoritar, vetëm lab, apo vetëm nga bregu.
-Ndërkohë kandidimi juaj ka prodhuar një kandidat të pavarur që vjen nga Partia Socialiste. Çfarë mendoni për të?
-Nuk I zë diellin askujt, pasi bota është e madhe. Me sa kam mësuar ai ka dal kandidat I pavarur në shenjë proteste ndaj paraardhësit tim jo ndaj meje, se unë e gjeta kandidat kur kam ardhur. Unë respektoj zgjedhjen e tij, por nga ana tjetër i bëj thirrje çdo socialisti të mbroj të ardhmen e partisë së tij. Kushdo që kandidon jashtë PS ka të drejtat e tij të gjej elektorat jashtë asaj partie. Por socialistët nuk duhet të humbasin rrugën në oborrin e tyre.
Nga ana tjetër kam një lutje për cdo kandidat, që të mos fokusohet shumë tek origjina fetare etnike apo komunitare se do të mbeten pakicë. Saranda e vërtet është Saranda qytetare, ajo që I bashkon komunitet. Ata që I ndajnë do mbeten gjithë jetën pakicë. Dhe Partia Socialiste historikisht është ajo që e ka mbajtur Sarandën të bashkuar.
-Si ju duket fushata e rivalit tuaj të opozitës?
-Nuk jam fokusuar të studioj kundërshtarët port ë shikoj çfarë të bëj për qytetin. Nuk kam luksin të humbas kohë si ekspert elektoral, por si një menaxher I ardhshëm I qytetit.
-Çfarë ke ndjerë apo mësuar diçka të re nga Saranda këto dy muaj që po takon banorët e saj?
-Është një qytet I mrekullueshëm që shpeshherë më duke si I marrë peng nga një kategori njerëzish që flasin në emër të qytetarëve. Nuk ka gjë më shëndetshme se të takosh çdo ditë njerëz që ofrojnë ide dashuri dhe sinqeritet në bisedat me ty dhe në bisedat për Sarandën.
Ky është qyteti ku gjen shkrimtarë dhe artistë të harruar , këngëtarë të mrekullueshëm të polifonisë dhe këngës qytetare, sportistë dhe guida turizmi të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha ka ende një arsim cilësor. Mësuesit e Sarandës janë legjenda të gjalla të Shqipërisë pasi kanë furnizuar gjithë Shqipërinë me nxënës të talentuar që kanë përfunduar në krye të punëve më të mëdha të vendit.
Kur I takon personalisht, pa ngarkesën e pushteti, dhe bisedon me ta ti njihesh me një Sarandë tjetër që ska asgjë të përbashkët me letrat anonime, helmin e portaleve dhe rrjeteve sociale dhe akoma më shumë intrigat e vogla për pushtet. Ky është qyteti me më shumë diell I Shqipërisë dhe nëse do të jetosh shëndetshëm jeto me qytetin, në diell, jo skutave.