Simone Inzaghi shijon këtë fitore të madhe në sfidën e parë gjysmëfinale në Champions League kundër Milanit, një sukses që e afron gjithnjë e më shumë me finalen që i mungon prej 13 vitesh klubit zikaltër:
“Zhvilluam një pjesë të parë fantastike, jam shumë i lumtur. Mund të kishim shënuar më shumë se dy gola, por gjithsesi ishte një ndeshje e madhe. Jemi të vetëdijshëm se kemi një avantazh të rëndësishëm, por është dhe ndeshja e kthimit. Do të luajmë në shtëpi përballë publikut tonë, duhet të bëjmë një tjetër sforco për të realizuar një ëndërr të madhe”, u shpreh ndër të tjera Simone Inzaghi pas ndeshjes.
Stefano Pioli e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura pas një humbje të tillë, ku ekipi i tij nuk u fut për asnjë moment në lojë:
“Interi luajti më mirë se ne në pjesën e parë dhe shënuan dy gola. Deri në minutën e 7-të zikaltërit nuk u futën asnjë herë në zonën tonë. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim, kjo është diferenca në këto nivele. Më vjen keq, dëshironim një tjetër paraqitje, një tjetër rezultat, por në sfidën e kthimit duhet të besojmë pasi episodet mund të ndryshojnë ndeshjen. Leao? Ne e dimë rëndësinë e tij, sot nuk ishte në kushtet e duhura, pas 6 ditësh shpresojmë ta kemi në dispozicion, shpresat janë se mund të jetë”, theksoi Pioli pas ndeshjes.