Një prej nxënësve që ishte në listën e ekzekutimeve të Kosta Keçmanoviç, 14-vjeçari që kreu masakrën në shkollën e tij në Vraçar të Beogradit, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë
Një mllef me mësuesen e historisë dhe nxënësit e klasës ka bërë autor të një masakre me 9 të vdekur një fëmijë të klasës së shtatë në Beograd, ku me një plan të mirëmenduar i mituri ka vrarë me armë zjarri shokët e tij të klasës.
Në listë me emrat e nxënësve të klasës që urrente dhe donte t’i vriste Kosta Keçmanoviç, kishte shkruar edhe emrin e njërit prej shokëve të tij, i cili ka shpëtuar pasi është hedhur nga dritarja.
Për herë të parë pas kësaj ngjarje tronditëse ai ka treguar se si ndodhi masakra,i riu tha se ishte në klasë më autorin dhe se objektiv i shumicës së viktimave ishin shokët e klasës së tij.
“Kur dëgjova që isha në listë, u trondita. Nuk e di si do të ulemi sërish në bankat e shkollës, ishte traumatike. Trupat e miqve të mi binin kudo. Nuk e di nëse do të kthehem ndonjëherë në shkollë”, tha ai.
Ai e cilësoi agresorin si një student shumë të mirë, por të mbyllur në vetvete. Ai tha se asnjë nga shokët nuk e dinte që autori i masakrës shkonte në poligon dhe mund të përdorte armë.
“Kur hyri brenda, e goditi mësuesen në qafë që ajo të mos e ndalonte se nuk kishte asgjë kundër saj. Ajo ishte mirë me të, i tha të shkruante një provim kontrolli. Ishte nxënës i mirë në të gjitha lëndët, nuk kishte nota të këqija. Nuk ka treguar se ka shkuar në poligon, ka heshtur gjatë gjithë kohës, ka qenë i tërhequr”, u shpreh ai.
Djali zbulon se e shpëtoi fati, pasi Kosa qëlloi fillimisht mësuesen dhe rreshtin e parë, çka i dha kohë atij dhe një shoku të largoheshin nga dritarja.
“Ata që nuk ishin në listë, dhe i ka qëlluar, me ata nuk është shoqëruar. Askush nuk e ka ofenduar dhe nuk ka debatuar me të. Dukej sikur ai kishte vendosur rastësisht se do ta bënte tani veprën. Të gjithë miqtë e mi ishin në listë.Fytyra e tij ishte e zemëruar. Ai ishte gjakftohtë, sikur të kishte një plan për të vrarë të gjithë. Ai nuk tha asgjë. Të gjithë heshtën, bërtisnin dhe pastaj heshtën. Unë isha në atë klasë. Ai qëlloi mësuesin, u kthye, qëlloi rreshtin e parë. Nuk di më tej sepse kur e pashë, dola nga dritarja me një shok”, tha djali