Deklarata virale e Zhaklin Lekatarit e cila u shpreh se është e sigurt në Serbi, pasi nuk ka shqiptarë është cilësuar si antishqiptare nga shumë persona dhe të shumtë janë ata të cilët kanë shpërthyer kundrejt gazetares. Edhe figurat e njohur të ekranit nuk kanë qëndruar pa reaguar lidhur me këtë deklaratë të Lektarit. Së fundmi ka qenë edhe deputetja e kosovare në radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo ka pyetur se çfarë problemi ka opinionistja me shqipet. Madje ajo është shprehur se ajo po mbjellë urrejtje dhe do të korrë urrejtje, teksa shkruan se me serbët ka të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve.
“Feministrja Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave të Kosovës dhe jo veç thotë se ndjehet e sigurtë atje sepse nuk ka shqipe. Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjedh, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministët si Zhaklina” shkruan deputetja.