Aktorja dhe këngëtarja e famshme u shpreh se bashkëshorti i saj është një baba i mrekullueshëm.
Ajo u shpreh se dy fëmijët e saj Emme Maribel Muniz dhe Max Muniz, që i ka me ish-burrin Marc Anthony, e duan shumë Ben Affleck.
“Ai është një baba dhe figurë e mrekullueshme, e mrekullueshme për ta. Ai ka tre fëmijët e tij të mrekullueshëm dhe pastaj jemi ne, është fantastik. Ata e vlerësojnë atë dhe po ashtu edhe unë”, tregoi JLo.
Ndërkohë aktori ka qenë i martuar me parë me yllin e Hollywood, Jennifer Garner dhe kanë tre fëmijë së bashku, vajzat Violet Anne dhe Seraphina Rose Elizabeth, si edhe djalin Samuel Garner.
Çifti u fejuan në nëntor 2002, por u ndanë në në janar 2004, për tu ribashkuar pas 17 vitesh.
Jennifer dhe Ben rindezën romancën e tyre në prill 2021 dhe më pas njoftuan fejesën pas një viti lidhjeje në prill 2022.