Kryeministri sllovak Eduard Heger këtë të dielë ka kërkuar presidentit të Sllovakisë që ta lirojë nga detyra, pasi dorëheqjet e ministrave e dobësuan kabinetin e tij në kryerjen e detyrave para zgjedhjeve të shtatorit. Heger është planifikuar të takohet më vonë sot me presidenten Zuzana Caputova, e cila ka autoritetin për të emëruar një kryeministër të ri të përkohshëm.

Ndër të tjera në media shkruhet Heger është përballur me thirrjet nga opozita për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, për të udhëhequr vendin deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator.

Koalicioni qeverisës humbi shumicën në shtator të vitit të kaluar, kur Partia e Lirisë u largua nga aleanca dhe më vonë akuzoi qeverinë se nuk bëri mjaftueshëm për të ndihmuar qytetarët të paguajnë për rritjen e kostove të energjisë që arritën nivele rekord në Evropë vitin e kaluar.