Astrologu Jorgo Pulla ka zbuluar se cilat janë shenjat e Horoskopit më me fat për muajin maj, duke veçuar Luanin dhe Binjakët.
“Në muajin maj, të gjitha shenjat kanë një ndikim të mirë, por Luanët kanë përfitime kolosale, Binjakët gjithashtu. Edhe pse Mërkuri është në retrogradë, por Binjakët dinë ku shkojnë, dinë çfarë bëjnë dhe çfarë do të bëjnë në këtë muaj maj. Është muaji më i mirë”, tha ai.
Më tej, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, astrologu ka treguar se shenja më pafavorshme do të jetë Gaforrja, e cila do duhet të bëjë më shumë kujdes këtë muaj.
“Shenja më e pafavorizuar ose më e kujdeshmja për këtë muaj do të thosha është Gaforrja. Duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë hapi bëjnë. Kanë të bëjnë me çështje përgjegjësie, qoftë në punë, në karriera, në fejesa apo martesa, në lidhje të rëndësishme. Sepse pikërisht ky muaj, ka një ndikim shumë të madh në muajt që do të vijnë”, u shpreh Pulla.