Fatbardh Kadilli, ish anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike thotë se Sali Berisha me fjalimet e tij për akuza për blerje votash po fyen qytetarët.
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli u ndal pikërisht tek bashkia e Shkodrës, një bastion i djathtë që u fitua me rezultat të thellë’ nga PS, ku theksoi se shkodranët nuk e shitën votën, por nuk ja dhanë Sali Berishës e Ilir Metës.

Sipas Kadillit, Rithemelimin e braktisën qytetarët, pasi nuk jep shpresë.
“Është bërë tashmë këngë e përsëritur se mbas zgjedhjeve do të thotë nuk i njoh ose nuk janë të rregullta. Në rastin konkret kemi përsëritje të të njëjtit alibi pse nuk fitoi. Fatkeqësisht nuk duan të kuptojnë krizën e thellë politike. Kjo krizë politike ka filluar që në 2013 të marrë formë.
Po pe vetëm tek kundërshtari, e ke harruar ofertën për qytetarët. Mësuesi pret që t’i tu japësh përgjigje detyrave. Qeveria u tregua e kujdesshme arrestoi dhe ca nga opozita për blerje vote. Sado të ketë shitblerje votash, sado të ketë intimidim ne i fyejmë njerëzit dhe ky rast kalon çdo limit që ka justifikimi.

Akuza fyen shkodranët pasi nuk e kanë shitur votën. Nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës dhe pikë! Po edhe ata në Kamëz e Bathores, nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës. Mos i fyej qytetarët si i akuzon se u shitën ata. Si nuk u shitën para dy vitesh.
Mos i akuzon njerëzit sepse tupëron njerëzit dhe jo veten. Ky është historikisht rezultati më i dobët i PD-së, por edhe i opozitës. Ky regjimi që vidhka vota, pse nuk e mori në Kavajë. Ty si Rithemelim të braktisën pasi nuk i jep më shpresë mos i fyej më njerëzit!’- tha Kadilli.