Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve. Ai u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe që pas përfundimit të kësaj aventure, ai ka qenë vazhdimisht në fokusin e fansave.

Së fundmi, këngëtari shkodran në një intervistë të shkurtër zbuloi se çfarë kishte bërë pas dasmës.

“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari shkodran, duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ajo nuk ishte prezente atë natë në dasmën e cila u mbajt në natën finale, ku Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në Bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj, në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.

Luizi është fitues i garës së madhe e cila kishte shpërblimin prej 100 mijë eurosh, gjersa me nga 10 mijë u shpërblyen edhe tre finalistët e tjerë: Kristi Aliaj (Dragot), Deamishel Hoxha dhe Efi Dhedhes.