Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e dytë e festivalit të madh të ‘Eurovizion Song Contest 2023’ ku do të performojnë në skenën këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” me të cilën përfaqësojnë Shqipërinë.

Lidhur me eksperiencën e saj në këtë festival, Albina te “Ditë pas Dite” tha se kënga e saj kërkon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm dhe se do të jetë në shqip.

Ajo ka theksuar se dhe këngëtarët ndërkombëtarë e shohin atë dhe familjen Kelmendi si konkurrentë, ku bërri thirrje që të gjithë të votojnë këngën ‘Duaje’ në formë mbështetje.

“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë.

Shtetet e forta na shohin si konkurrentë. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, tha ajo.