Të gjithë mund të kemi një shok ose shoqe me të cilin druhemi të ndajmë sekrete sepse kemi frikë se nuk do të dijë ta mbajë gojën mbyllur. Por nëse ky person e bën shpesh, mund të ndikojë edhe shenja e horoskopit që i përket. Dëshira e tyre për thashetheme nuk rrjedh nga qëllime dashakeqe dhe sigurisht kjo nuk vlen për të gjithë, megjithatë mund të keni kujdes nëse doni të ndani gjëra të rëndësishme apo historinë e jetës me ta.

Binjakët

Planeti i tyre drejtues, Mërkuri, udhëheq komunikimin dhe kjo është arsyeja pse ata njihen si “oratorët” e zodiakut. Kështu që nëse keni ca thashetheme për të ndarë me ta, duhet ta dini që nxjerrja e sekreteve është pjesë e ADN-së së tyre.

Binjakët përfshihen aq shumë në bisedë sa shpeshherë nxjerrin sekrete përpara se ta kuptojnë që e kanë bërë. Gjithashtu, kjo shenjë mund ta zbukurojë të vërtetën që ta paraqesë historinë si më interesante apo për t’u përshtatur brenda grupit.

Akrepi

Kjo mund t’i habisë disa njerëz duke marrë parasysh reputacionin e Akrepit në ruajtjen e sekreteve, por kësaj shenje horoskopi i pëlqen të nxisë drama. Janë pikërisht rasti që “hedhin gurin dhe fshehin dorën” si dhe nuk druhen të manipulojnë për t’ju bërë të nxirrni një sekret.

Nëse ngacmoni anën e keqe të tyre, do jua nxjerrin të gjitha të palarat pa u menduar dy herë. Por nëse bëhet fjalë për sekretet e tyre, paçi fat në gjetjen e çelësit të drynit.

Shigjetari

Ngazëllehen kaq shumë kur mësojnë diçka sa nuk iu durohet pa e thënë. Shigjetarët mund të duan të të blejnë një dhuratë ditëlindjeje dhe më pas të të pyesin nëse do të dish fillimisht se çfarë është. Nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe, por janë shumë entuziastë për të treguar.

Personaliteti i tyre i drejtpërdrejtë mund të lidhet me gjuhën e gjatë që kanë. Nëse sekreti juaj ndodhet pikërisht në majë të saj gjatë kohës që flasin, nuk do e mbajnë dot për shkak të sinqeritetit. Pavarësisht si mund të duket, nuk e bëjnë qëllimisht por përfshihen tek momenti dhe s’e ndalin dot veten.