Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e pasluftës të përfshijë një zonë të madhe të çmilitarizuar për të mbrojtur vendin e tij nga “agresioni” i ardhshëm rus.
Podolyak tha se rajoni prej 100-120 km duhet të vendoset brenda Rusisë përgjatë kufirit ukrainas. Masa do të garantojë “siguri të vërtetë” për banorët dhe do t’i mbrojë ata nga bombardimet, tha ai.