Ne shpenzojmë rreth një të tretën e jetës sonë në gjumë, por shumë njerëz ankohen vazhdimisht se nuk bëjnë gjumë të mirë. Por e dini që edhe për këtë ka një zgjidhje?
Pini ujë ose bëni një dush të ngrohtë
20 minuta para se të shtrihesh, uli dritat e banjës, vendos një muzikë relaksi në smartphone dhe bëj një dush të ngrohtë. Muskujt do të çlirohen nga uji, ndërsa avujt do të pastrojnë sinuset, të cilat janë thelbësore për të krijuar simptomat e alergjisë që të pengojnë të bësh gjumë të qetë gjatë natës. Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar mikrobet, të cilat gjithashtu të pengojnë të bësh gjumë të qetë
10 minuta pasi ke bërë një dush të ngrohtë, vish pizhamet dhe për 5 minuta bëj disa ushtrime të thjeshta për të qetësuar dhe lehtësuar trupin nga çdo lloj dhimbje. Dhimbja e shpinës është e zakonshme për shumë njerëz, kështu që nëse të pengon, bëj disa lëvizje të thjeshta yoga. Nëse ke dhimbje qafe apo supesh, bëj disa ushtrime stretching. Një mesazh i lehtë mund të ndihmojë shtensionimin e muskujve. Edhe një peshqir i lagur me ujë të nxehtë mund të të ndihmojë të çlirohesh nga ndonjë dhimbje apo bllokim i muskujve gjatë ditës.
Tani shko në shtrat, jo si e sakatuar. Merr një libër dhe fillo të lexosh derisa gjumi të të rëndojë mbi qepalla. Këshillohet të lexosh një libër të vërtetë, jo në laptop apo iPad, sepse drita do ta ngacmojë trurin për t’u zgjuar.