Kiara Tito ka folur për daljen e dytë se si e priti familja e saj propozimin e Luizit, për dasmën e jo vetëm. Në një intervistë për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë Luizin.
“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin.”- tha Kiara.
E pyetur për lojën që Luizi i bëri para propozimit, ku i tha se lidhja e tyre nuk po ecte dhe ata duhet të ndaheshin, moderatorja zbuloi se në ato momente mendoi vetëm të dilte nga BBVIP, pasi ishte shumë e lënduar.
“E dyta natyrisht ishte më mirë se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘Ku të futem tani’. Isha e lënduar, e mërzitur. Kisha 3 ditë që isha e ngarkuar. Nuk dija ç’të thosha“, tha Kiara.
E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit.
“Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë kështu që…”- tha Kiara. Ajo u shpreh se di një dasmë tradicionale dhe me shumë njerëz.