Luizi, duke folur për miqtë e tij në “Shqipëria Live”, u shpreh se Mario dhe Joni nuk janë miqtë e tij më të mirë, ndërsa shtoi se kishte 2 vite pa i takuar.
“Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur”, tha Luizi.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe Joni. Ai ka publikuar një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”