Zinedine Zidane vijon të qëndrojë pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë në pankinën e Realit të Madridit.
Emri i francezit është lidhur me klube të ndryshme, por edhe me kombëtaren e Francës. Së fundmi, Zizou ka refuzuar një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite!
Footmercato raporton se gjeniu i futbollit francez, i cili ka shkëlqyer si futbollist dhe trajner, u kërkua nga Al Nassr, skuadër ku luan Cristiano Ronaldo. Zidane iu paraqit një kontratë 2-vjeçare me pagë sezonale 75 milionë euro! Por, përgjigja erdhi shpejt dhe ishte “jo” e prerë.
50-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli europian. 150 milionë euro tundojnë çdokënd, por jo Zidane, i cili po pret një klub të madh të kontinentit të vjetër.