Noizy dhe Stresi janë sërish në qendër të vëmendjes pasi duket se marrëdhënia mes tyre është krisur sërish. Kjo është vënë re nga rrjetet sociale.

Dy reperët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe ky veprim nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të cilët janë bërë shumë kuriozë.

Nuk dihet ende se ç’mund të ketë ndodhur mes dyshes, por mbetet të presim për një reagim nga vetë ata. Kujtojmë se Noizy dhe Stresi u pajtuan në Mars të vitit 2021 dhe që nga atëherë kishin raport të mirë me njëri-tjetrin.