Ish-banori i Big Brother VIP, Krist Aliaj i ftuar në “Ftesë në 5″. ka komentuar eksperiencën e tij pas daljes dhe lojën përballë dy banorëve të tjerë, Olta Gixharit dhe Luizi Ejllit, ku ky i fundit u shpall fitues.

Kristi tha se loja e Oltës ka qenë manipuluese ndërsa e Luizit ka qenë në formën e nënshtrimit, ku theksoi se vetë ai zgjodhi që të ruante imazhin e tij dhe të kishte vetëkontroll.

“Ishte e vështirë të përballoje Oltën, kur fillonte me stilin manipulues. Kishte shumë tentativa manipulimi kurse Luizi donte të të nënshtronte. Unë e dija këtë shumë mirë, unë tentoja të arsyetoja gjënë. Në një moment thashë që duhet të jap përgjigje më të shkurtra dhe të bëhem më i ashpër. Unë e dija ku do e sulmoja, e kisha shumë të qartë.

E sulmoja te sjellja, te loja aty e kam sulmuar. Se si e luante lojën mua nuk më interesonte fare, unë kapja situatën dhe e dija ku do ndërhyja. Thashë që këtu duhet të jem tipi në vetëkontroll gjithë kohës. Druhesha nga dinamika shumë të shëmtuara, debate e sjellje. Kisha frikë për imazhin aty brenda. E besoja fitoren, thashë jemi dy njerëz shumë të kundërt. Ai kishte telenovelën me Kiarën dhe Efin, por kaq. Unë nuk luaja dot telenovela aty brenda.”, tha Kristi.