Sipas astrologut Jorgo Pulla, është një javë ku do të kemi supriza duke qenë se kemi eklipsin Hënor në shenjën e Akrepit ditën e premte. Do të kemi ndikime të forta sidomos në shenjën e Akrepit, Gaforres, Demit ku ka një ndikim më pozitiv, sepse kur kemi eklipse gjërat janë më ndryshe edhe pse na nxitojnë disi, por nëse ne jemi të kujdesshëm dhe dimë se ku duam të shkojmë, gjithçka ecën pozitivisht. Muaji Maj është një muaj i nxehtë dhe java e parë fillon shumë mbarë në përgjithësi për të gjitha shenjat. Përgjatë muajit Maj do të kemi ndyshime të mëdha, është një përiudhë shumë e favorizuar për nisma të reja, një punë apo një projekti të ri. Eshtë momenti më i mirë i mundshëm për stabilizim.
Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e parë të muajit 1-7 Maj 2023.
Dashi
Shenja e Dashit ka ndikime shumë pozitive, sidomos 10-të ditëshi i parë dhe i tretë në lidhje me çështje që lidhen me karakterin e tyre. Do të nisin një punë të re apo një blerje e re, e cila do të jetë në favor të tyre. Ndërsa 10-të ditëshi i dytë do të merret më shumë me ekonominë. Përgjatë kësaj periudhe do të kemi shumë ndryshime tek Dashët, të cilat kanë të bëjnë me një njohje të re apo me udhëtime. Eshtë një mundësi shumë e mirë dhe e rëndësishme pikërisht ajo që do të nisin këtë muaj dhe mundësitë janë të mëdha për të përfituar dhe jo për të humbur. Në çështjet delikate që kanë të bëjnë me ligjin duhet të kënë pak kujdes dhe vëmendje, sepse mund të bëhen disa shtesa të paqena reale. Shumë vëmendje në firmosje dokumentacioni.
Demi
Duket se Demi ka një mundësi shumë të mirë për arsye të eklipsit. Më datën 5 maj keni mundësinë për të nisur diçka të re apo të riktheheni nga e kaluara në çështje ku keni gabuar dhe dëshironi të bëni zgjidhjen e duhur, të riparoni dhe rregulloni ato gjëra që janë bërë gabim. Eshtë një mundësi shumë e mirë për stabilizim të problemeve që lidhen me punën. Për ata që bëjnë punë individuale duhet të tregohen shumë të kujdesshëm pasi çfarë ndodh tani në këtë përiudhë ka ndikim deri në muajin shtator, më saktë deri në 23 shtator do të vazhdojë ndikimi i eklipsit të datës 5 maj. Prandaj është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të kujdesshëm dhe të marrim vendimet e duhura. Në lidhje me çështjet shpirtërore me Virgjëreshë dhe me Bricjap të 10-të ditëshit të dytë ka ndikime shumë pozitive dhe kjo javë është perfekte për shkëmbime unazash.
Binjakët
Përsa i përket Binjakëve ka shumë gjëra për të thënë dhe shumë gjëra për të vënë në vijë, kryesisht në lidhje me punën. Binjakët janë shumë të ndrydhur disi në këtë përiudhë sepse ndryshe flasin, ndryshe mendojnë dhe ka disa gjëra tani që është koha për të parë dhe për të rifilluar diçka të re. Binjakët kanë një ndikim shumë të madh ku marrin energji pozitive nga Dashi dhe Peshqit e 10-të ditëshit të dytë, nëse kanë bashkëpunime në lidhje me punën, kanë bashkëpunime në lidhje me çeshtje serioze. Ndryshime të mëdha do ndodhin pikërisht tani në muajin Maj përsa i përket punës ose udhëtimeve për të marrë çështje dokumentacioni apo për të përfituar një provim, apo një blerje pasuri e paluajtshme. Stabilizimi ekonomik financiar është në rrugë të mbarë.
Gaforrja
Guvernatori i tyre është Hëna, mirëpo eklipsi i Hënës që ndodh pikërisht në Maj është në një vend që nuk i pëlqen shumë. Gaforrja ka bërë shumë, po të analizoni veten do të kuptoni që ju mundoheni shumë, por ndonjëherë nuk ia dilni të arrini aty ku dëshironi. Arsyeja është pikërisht tek ndikimet planetare, ka një rikthim mbrapsht të viteve, tani mund të themi se për Gaforret jemi në vitin 2008. Kjo javë do të ndikojë dhe do të ketë një rikthim të së kaluarës të atyre viteve. Nga ky muaj deri në 2027 ka një ndikim shumë të madh, do shikoni gjëra që do ndryshojnë papritur të tipit: keni 4-5 muaj që kërkoni një punë dhe nuk e keni gjetur, pikërisht në këtë periudhë do ta gjeni fare lehtë. Eshtë një moment tani ku duhet të jeni të vëmendshëm, të punoni fort në mënyrë që nesër të dilni fitimtarë. Eshtë momenti juaj për të vepruar me zgjuarsi dhe për të ecur shumë të sigurtë në rrugën tuaj. Në çështjet shpirtërore një ndarje që keni pasur me Ujor të 10-të ditëshit të tretë dhe me Dem të 10-të ditëshit të parë është mundësia tani që t’i rregulloni gjërat ashtu si ju dëshironi.
Luani
Për Luanët duke filluar nga sot deri më datë 15 maj, do të kenë një ndikim shumë të madh, aq i madh sa mund të barazohet me një llotari. Edhe pse Luanët përgjatë kësaj periudhe kanë pasur shumë debate e probleme sidomos në punën e tyre, disa dokumente nuk i kanë marrë, por tani ka ardhur momenti dhe koha për t’i stabilizuar gjërat që kanë. Eshtë një moment shumë i mirë tani edhe pse mund të jenë pak të lodhshme mënyrat e komunikimit që ata kanë, marrin vendime shumë të rëndësishme në kohën e duhur dhe gjithçka ndodh pikërisht në këtë javë. Luanët kanë qenë dhe janë në fushën e biznesit, vuajnë shumë por nuk e thonë asnjëherë. Ata janë shumë krenarë dhe aparenca është shumë e rëndësishme për ta. Në çështjet shpirtërore duhet të kenë shumë kujdes lidhjet me Shigjetar dhe Dash të 10-të ditëshit të dytë, Binjak të 10-të ditëshit të parë sepse mund të kenë disa debate të paqena, ndaj është mirë t’i anashkaloni këto debate pasi nuk janë në të mirën tuaj.
Virgjëresha
Për Virgjëreshat duket se tani në këtë periudhë kanë një mundësi të artë, ose do të lenë punën njëherë e mirë pasi deri këtu ka qenë e shkruar, sepse do ju vijë një shans i cili 1 herë në 10 vjet vjen. Virgjëreshat kanë mundësinë, ato thonë më jep një shenjë që të kuptoj që Po unë mund të jem aty ku dua të shkoj, a do të jem më mirë apo më keq në mënyrë që mos kthehem më dhe të bëj hapa pas. Sidomos Virgjëreshat e 10-të ditëshi të dytë kanë një ndikim shumë të madh, do t’i ofrohet një shans shumë i madh që duhet të dinë t’a kapin. Duhet të jenë të vëmendshëm, të trokisni për gjërat që doni, mos jeni neglizhent pasi kjo është një kohë e artë që nuk duhet lenë asnjë moment pa shfrytëzuar. Ndikimet pozitive janë kryesisht në punë, një lëvizje e re, ndryshim pune apo rritje në detyrë. Eshtë momenti më i mirë për të stabilizuar ekonominë. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk, Bricjap dhe Binjak janë favorite.
Peshorja
Diçka do të ndodh tani për Peshoret me ligjin, kujdes, kujdes, kujdes! Të vëmendshëm në pasuritë e paluajtshme, në dokumentacione me tatimet, kadastër apo hipotekë, pasi mund të dalin probleme për të cilat mund të çuditeni. Problemet që mund t’ju dalin tani nëse do të arrini t’i kapni në kohë atëherë do të keni mundësinë për zgjidhjen e tyre. Gjithçka që do të bëni tani apo vendime që do të merrni do të kenë ndikim deri në vitin 2026, ndaj duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Kjo është një periudhë shumë e mirë dhe me ndikime pozitive nëse vërtetë do të dini t’i bëni gjërat ashtu siç duhet, pa gabuar. Në çështjet shpirtërore duhet të kenë kujdes pasi i kanë lenë pak pas dore, sidomos lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre, Shigjetar dhe me Peshore kanë ndikime dhe mundësi të mira për t’i stabilizuar.
Akrepi
Ndodh që eklipsi në Akrep ka një ndikim shumë të madh, një ndikim për ata që merren me exchange, me real estate, në dogana apo që janë në role drejtuese. Kujdes, kujdes! Mos firmosni asnjë gjë me mirëbesim, lexoni dhe shqyrtoni gjithçka. Vëmendje të shtuar duhet të ketë sidomos Akrepi i 10-të ditëshit të parë dhe të tretë. Gjithsesi nuk duhet të frikësohen apo shqetësohen nga ky eklips, pasi po të jenë të kujdesshëm në çdo veprim asgjë negative nuk ndodh. Në lidhje me çështjet shpirtërore kanë pasur një problem, një ndarje për faj të të tretëve, mund të jetë shoqëria apo ndikime të tjera. Përkushtojuni kësaj lidhje, dëgjoni zemrën tuaj, pasi më pas do jetë tepër vonë. Lidhjet me probleme kanë qenë me Gaforre dhe me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë, me të dy këto shenja nëse ju doni, mund të shkoni deri në altar.
Shigjetari
Fokusin më të madh Shigjetarët do ta kenë tek ekonomia. Në çështjet ekonomike është pikërisht kjo javë një tregues pozitiv për muajt që do të vijnë, dhe ky tregues jep mundësira përsa i përket ngritjes me paranë. Një burim të ardhurash të dyta mund të jetë e mundur, mund të keni momente shumë të mira nga mesi i kësaj jave, lajme të mira mund të merrni dhe është një mundësi shumë e mirë në vazhdimësi, ndryshime të mëdha do të keni tani e tutje në fushën ekonomike financiare. Në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me karrierën jeni me shumë fat duke qenë në ndikimin e Jupiterit, planetit të fatit dhe zgjerimit, prandaj Shigjetarët asnjëherë nuk ngelin pa para. Në çështjet shpirtërore janë fajtori numër 1, për arsye sepse rendin pas gjërave të mëdha dhe lenë gjërat e vogla, të cilat në fakt bëjnë diferencën. Përgjatë kësaj jave e keni mundësinë e stabilizimit sidomos lidhjet me pengesa që kanë të bëjnë me Bricjap të 10-të ditëshit të dytë dhe Peshore të 10-të ditëshit të tretë.
Bricjapi
Për Bricjapët fokusi më i madh do të jetë tek ndryshimi. Nëse ata e kanë vendosur për të bërë ndryshime në jetën e tyre, le ta bëjnë sot. Ky ndryshim ka të bëjë me një punë të re, të cilën duhet t’a mbajnë sekret deri në momentin që do të realizohet, ose kanë në plan për të nisur një biznes apo projekt mos e tregojnë sepse mund të ndikojnë energjitë negative. Çdo mundësi që ju jepet mbajeni për vete, Bricjapët bëjnë shumë por kanë një gjë negative që janë gjaknxehtë dhe shpërthejnë menjëherë duke bërë që të mirat t’i rrëzojnë, ndaj kujdes. Kanë shumë gjëra të mëdha për të stabilizuar në fushën e ekonomisë, do bëjnë një shitje, janë në pritje të disa parave që do t’i marrin, por duhet të dinë t’i shfrytëzojnë dhe t’i investojnë për të mirën e tyre. Kjo javë është shumë e mbarë për nisje të reja për të gjitha shenjat, por për Bricjapët ndikimi është më i fortë në këtë drejtim, pasi eklipsi nuk do të lejojë që të bëhen gabime. Në lidhje me çështjet shpirtërore nuk kanë qenë shumë mirë, mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në marrëdhëniet tuaja.
Ujori
Ujorët kanë gëzimin dhe hidhërimin bashkë. Hidhërimi ka të bëjë me shkëputjen nga një punë apo ulje në detyrë. Ata kanë dhe mundësinë e ngritjes, por Ujori është provokuar dhe duhet të ketë kujdes pasi është nën vëzhgim. Ata provoken për t’i çuar diçka më lart në detyrë, por që në fakt nuk është e vërtetë, thjesht do të bëjnë më shumë punë si punëtorë. Ujorët kanë një ndikim shumë të mirë për bashkëpunim me Bricjap, Dem dhe Gaforre. Ujorët përgjatë kësaj periudhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm në fushën e punës. Në çështjet shpirtërore lidhjet e reja duhet të kenë kujdes sepse do jetë një moment tani që kanë mundësi për të stabilizuar gjithçka dhe të arrijnë qëllimet që duan. Ky eklips i datës 5 maj do të ketë ndikim tek Ujorët për ndryshime në gjëra të reja.
Peshqit
Është një mundësi tani, përpara një stuhie ndikimi më datë 3, 4 dhe 5 Maj. Kjo nuk do t’ju prishë punë, por do t’ju bëjë më të fortë sepse Saturni në shenjën tuaj jep mundësira shumë të mëdha dhe dikton rrugën duke mos lejuar që të ecësh në rrugën e gabuar dhe të ndihmon që të ndryshosh drejtim. Duhet të keni kujdes në planifikimin sesi do të bëni diçka dhe ku doni të arrini duke pasur idetë e qarta. Një punë ecën shumë mirë nëse je i vendosur për t’a çuar deri në fund, duke e hedhur në letër dhe duke planifikuar çdo hap. Universi në ndikimin planetar do t’ju ndihmojë pikërisht në këtë javë për të arritur qëllimet tuaja. Ditë shumë e favorizuar është e mërkurë, e enjte dhe e diel. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem dhe Peshore janë ideale për stabilizim.