Më datë 6 maj do të zhvillohet ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III. Lista e të ftuarve dhe përgatitjet, nga dekori te organizimi e mbyllja e ceremonisë janë drejt fundit.
Mediat e huaja raportojnë se, në cerenomi nuk do të marrin pjesë disa liderë botërorë, pasi nuk kanë marrë ftesë. Bëhet fjalë më konkretisht për liderët e Rusisë, Bjellorusisë, Iranit, Mianmarit, Sirisë, Afganistanit dhe Venezuelës, tha të martën një burim britanik.
U ftuan krerët e shteteve nga vende të tjera me të cilët Britania ka lidhje të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të mbretërive britanike dhe territoreve të huaja. Ftesat iu dhanë diplomatëve të lartë dhe jo krerëve të shteteve për Korenë e Veriut dhe Nikaraguan.
Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, miliona njerëzve do të kërkohet të betohen për besnikëri ndaj Mbretit dhe trashëgimtarëve të tij