Neymar-Man.United nuk është një thashethem merkatoje, por një opsion konkret për të cilin drejtuesit e “djave te kuq” po punojnë. Braziliani pritet të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni dhe sipas mediave e ardhmja e tij pritet të jetë në Premier League, ku jo vetëm Man.United, por edhe ekipe si Chelsea e Newcastle po ndjekin nga pranë situatën e tij.
Një ditë më parë trajneri Ten Hag kur u pyet për Neymar la gjithçka të hapur, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi:
“Kurrë mos thuaj kurrë”, ky është titulli kryesor i Star Sport këtë të enjte, referuar fjalëve të Ten Hag. Tekniku holandez i ka dalë garant yllit brazilian se për të ka vend në “Old Trafford”. PSG jo vetëm që nuk do të bëhet pengesë në këtë rast, por janë të gatshëm ta lënë të lirë brazilianin me “skonto”, mjafton që një skuadër të përmbush kërkesat e tij financiare.