Ekonomisti Dritan Shano ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Shano foli për situatën ekonomike në Shqipëri, por u ndal dhe tek ajo politike. Ekonomisti u shpreh se duhet të ndryshohet elita politike. Kushdo që mendon se Berisha dhe Meta do t’i zgjidhin ngërçet ekonomike apo politike në Shqipëri, thotë Shano, po punojnë kundër interesave të Shqipërisë. Dhe sipas tij interesi i Shqipërisë është të ketë marrëdhënie sa më të mira me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, me të cilat Berisha-Meta nuk kanë marrëdhënie të mira.
“Berisha, Meta dhe kandidatët e tyre, si dhe çdokush që mendon se do gjejë zgjidhje nga martesa Berisha-Meta është duke punuar kundër interesave kombëtare. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.
Berisha dhe Meta nuk kanë ku të shkojne, nuk kanë alternativë. Ata janë të të detyruar të bëjnë ato që bëjnë. Këlliçi duhet t’i shërbejë interesit kombëtar. Ata që kanë alternativë janë Këlliçi, Boçi, Spahia, që t’i braktisin. A është në interesin kombëtar që ne të avancojmë dhe të nxjerrim në krye të vendit njerëz të cilët SHBA-ja i ka vlerësuar si non-grata, si minues të demokracisë shqiptare? Përgjigjja është jo! Nëse do të shërbesh në politikë, ne publik duhet të bësh sakrifica. Sakrifica që u kërkohet këtyre njerëzve që mbështesin Berishën dhe Metën është pikërisht mosmbështetja e tyre.
Por ata nuk e imagjinojnë ekzistencën e tyre në politikë pa Berishën dhe Metën. E duan ushqimin t’u serviret nga një dorë tjetër. Ne nuk mund të punojmë dhe të mbështesim njerëz që SHBA-ja i ka nxjerrë si non-grata. Berisha dhe Meta sot nuk dalin dot vetë që të kërkojnë votën. Interesi im është i qartë dhe unë dua të jem mik me SHBA-së dhe komunitetin Euroatlantik. Zgjedhja e tyre më largon nga këto interesa”, tha Shano.