Bayern Munich vijon kërkimet për të gjetur pasuesin e Robert Lewandowski-t. Që ka nga dita kur polaku u largua për te Barcelona, drejtuesit e klubit kanë studiuar tregun për të gjetur një “bomber të ri”. Harry Kane, Osimhen e shumë të tjerë kanë qenë në tryezën e Oliver Khan, por nga Argjentina vjen një emër surprizë.
Sipas të përditshmes Ole: Bayern Munich ka vendosur nën shënjestër Julian Alvarez të Man.City. Sigurisht t’i rrëmbesh Pep Guardiola-s një lojtar nuk është e lehtë, për më tepër që Alvarez ka një kontratë deri në 2028. I vetmi detaj që mund ta afrojë me Bayern është fakti që Alvarez nuk është titullar në sytë Guardiola-s, status që nuk pritet të ndryshojë për sa kohë në skuadër është Erling Haaland.
Alternativa B, në rast se dështon edhe kjo pistë, është Kolo Muani i Frankfurt.