Ka lindur në Britani foshnja e parë me tre prindër. Bebeja e porsalindur ka tre prindër fal teknikës së trajtimit të dhurimit mitokondrial (MDT).
Kjo teknikë kombinon ADN-në e tre njerëzve në një embrion, në mënyrë që të lejojë gratë që kanë ç’rregullime mitokondriale për të pasur fëmijë të shëndetshëm. Procesi ka çuar në shprehjen “foshnja me tre prindër”, megjithëse më shumë se 99.8% e ADN-së tek foshnjat vjen nga nëna dhe babai dhe një përqindje e vogël nga dhuruesi.
Hulumtimi mbi MDT, i cili njihet gjithashtu si terapi zëvendësuese mitokondriale, u krijua në Mbretërinë e Bashkuar nga mjekët në Qendrën e Fertilitetit të Newcastle. Puna synonte të ndihmonte gratë me mitokondri të mutuara që të kishin fëmijë pa rrezikun e kalimit të çrregullimeve gjenetike. Njerëzit trashëgojnë të gjitha mitokondritë e tyre nga nëna e tyre, kështu që mutacionet e dëmshme mund të prekin të gjithë fëmijët që një grua ka.