Franca do të vendosë 35,000 agjentë sigurie dhe ushtri për të siguruar ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, një paradë madhështore në zemër të Parisit.

Mijëra persona pritet të ndjekin nga afër organizimet, për këtë arsye i gjithë vendi do të blindohet për të qëndruar në gatishmëri ndaj kërcënimeve të sigurisë duke përfshirë sulmet me bombë ose dronë.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se përforcimet do të vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa qëllimi është shmangia e të gjitha ngjarjeve të papritura kur deri më tani nuk ka ndodhur.

“Kam vendosur t’i besoj të gjithë linjës që merret me ceremoninë e hapjes dhe misionet e sigurisë, nën kujdesin e vetëm të prefektit të policisë. Vendi nuk do të ruhet vetëm nga toka, por edhe nga ajri e uji. Pothuajse 35,000 persona të sigurisë së brendshme do të jenë atje më 26 korrik 2024”, tha Gerald Darmanin-Ministër i Brendshëm i Francës.
Sipas të dhënave paraprake, qeveria njoftoi se pritet që më shumë se 600 mijë njerëz të marrin pjesë në ngjarjen e nisjes së Lojërave, duke përfshirë 100 mijë të cilët do të paguajnë deri në 2700 euro secili për një vend.
Njoftimi u bë menjëherë pas takimit që u zhvillua me ministrat dhe përfaqësuesit zyrtarë të Lojërave Olimpike, ku u diskutua për përparimin e organizimit, sipas projekteve të përcaktuara paraprakisht.
Pas Lojërave të Tokios të goditura nga COVID-19, Parisi premton një spektakël sportiv të hapur për masat, por përballet me rreziqe të shumta sigurie, nga sulmet e kryera me dronë dhe sulme kibernetike deri te aktivistët e klimës dhe protestuesit antiqeveritar.