Moderatorja e njohur Luana Vjollca bën thirrje për të votuar më 14 maj Erion Veliaj.

Përmes një videomesazhi, Luana nënvizon se Veliaj e ka treguar tashmë që mund ta çojë Tiranën vetëm përpara.
“U frymëzova shumë nga një bisedë që pata mes miqsh sot, që kanë ardhur në Tiranë pas tre vitesh edhe më thanë: “Sa shumë ka ndryshuar, Tirana në këto tre vite! Në fakt kjo është shumë e vërtetë. E duke qenë se Tirana është vendi që unë kam zgjedhur të jetoj, të rritem, të dashuroj, të frymëzoj edhe do ta zgjidhja gjithmonë kryeqytetin tim mes qindra kryeqytetesh për energjinë dhe mundësinë që tashmë ofron për qytetarët e saj. Thashë po i dedikoj pesë minuta vendit tim edhe Erionit për t’i uruar suksese sepse e ke treguar tashëm që ti mund ta çosh Tiranën vetëm përpara. Unë i dua njerëzit punëtorë, njerëzit me hov pune, njerëzit me vizion, njerëzit që punojnë, edhe njerëzit që ecin vetëm përpara si ti. Lali suksese”, thekson Luana Vjollca.