Juve pagoi 718 mijë euro duke mbyllur llogaritë me hetimet në Itali. “Zonja e Vjetër” përjetoi një sezon të tmerrshëm ku iu zbritën 10 pikë, ndërsa tani pagoi dhe një gjobë për të mbyllur përfundimisht hetimet. Kaq nuk mjafton që tifozët bardhezi të qëndrojnë të qetë pasi topi i kalon UEFA-s.
Në Itali janë të bindur, Juve nuk mund të shpëtojë pa u dënuar nga UEFA.
Varianti më i mirë është që të dënohen me një vit përjashtim nga kompetcionet që organizon UEFA, por dhe në këtë rast asgjë nuk është e sigurt. UEFA pritet të dal me një vendim përfundimtar brenda muajit qershor.