Luizi ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur krah Kiarës mbrëmjen e sotme. Kjo është foto e parë me Kiarën që Luizi poston në Instagramin e tij, që pas mbarimit të Big Brother VIP.

Dyshja shfaqen të veshur shumë elegantë teksa me këtë rast, Luizi ka hedhur edhe një thumb. “Lum si Kiara”, shkruan fituesi i BBV2 krah fotos duke vendosur edhe një emoji që shkel syrin.

Ky duket si një thumb pas Post Big Brother, ku Olta i tha Luizit se ai nuk është për Kiarën dhe se nuk i sheh një çift afatgjatë.