Këngëtari shkodran Luiz Ejlli nuk po gjen kohë as “për të marrë frymë”, për shkak të angazhimeve të shumta pas daljes nga “Big Brother Vip” me projekte muzikore, koncerte, intervista apo takime me miq të tij.
Mësohet se ditën e dielë, Luizin do e shohim edhe si aktor tek Portokallia. Ka qenë aktori Devis Myslymi, ai i cili na i ka bërë me dije këtë gjë përmes një foto të postuar në InstaStory. Luizi do të jetë i ftuari i personazhit “Braçe” tek Portokallia, teksa shfaqet duke mësuar tekstin.