Luiz Ejlli i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar për përjetimet e tij pasi doli nga “Big Brother” dhe se me çfarë u përball.
Ai është shprehur se ka qenë shumë i zënë dhe me plot angazhime, ku nuk ka pasur mundësi të kalojë kohë as me të ëmën. Gjithashtu ai shprehet se është një njeri shumë i dashur me njerëzit sepse falë mbështetjes së tyre ka arritur këtu ku është, por për shkak të lodhjes dhe kohës së kufizuar, nuk është i disponueshëm për të gjithë.
Përsa i përket gjestit më të bukur njerëzor që ka parë pasi doli nga “Big Brother”, ai shprehet se është emocionuar nga një fans që kishte bërë tatuazh fytyrën e tij. Luizi tregon se ishte me makinë tek Harry Fultz dhe një shofer i një kamionçine me bobla gazi, zbret nga makina dhe i tregon tatuazhin që kishte bërë. Ai i thotë Luizit se është i çmendur pas tij së bashku me familjen. Kjo gjë e ka emocionuar Luizin, ku tregon se në ato momente u bë trafik i madh dhe të gjithë po zbrisnin nga makina për ta përshëndetur. Më pas ka ardhur policia e kanë shoqëruar deri në Zog të Zi dhe më pas kanë bërë foto.
Përsa i përket popullaritetit të tij që ka marrë, ai shprehet se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të faktit që ka qenë shumë i drejtpërdrejtë gjatë qëndrimit të tij në Big Brother sepse nuk mund të ishte fals.