Luiz Ejlli, i cili është kthyer në emrin më të komentuar të momentit, ka menduar disa herë të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.
Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të ikësh?”.
Këngëtari i njohur fillimisht tha “1 herë”, por pastaj tha se edhe kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito.
“Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha Luiz Ejlli.