Ish-banori i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka publikuar këngën e tij më të re, me titullin “Zeshkane moj”, një këngë me nota të muzikës popullore shqiptare.

Kujtojmë se me hyrjen e tij në Big Brother Vip, artisti, Armaldo Kllogjeri u bë më i njohur për publikun shqiptar. Humor, batutat dhe debatet me Luizin dhe banorë të tjerë e bënë atë një nga banorët më të preferuar për publikun.

Flini në këtë mënyrë për të shtuar gati 5 vjet në jetën tuaj – Gazeta Expr…
Armaldo Kllogjeri ka lindur në qytetin e Gramshit. Ai është tenor dhe solisti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ka studiuar për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, ku u dallua për karakteristikat e zërit të tij të mrekullueshëm.