Man City është shumë pranë titullit ndërsa kanë mbetur dhe 2 ndeshje nga fundi. Qytetarët kanë mposhtur 0-3 në transfertë Evertonin në javën e 36 të Premier League.
Ky sukses e mban City në krye me 85 pikë, 4 më shumë se Arsenali dhe një fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Chelsea do t’i shpallte ata kampion për herë të 9-të.
Sa i përket ndeshjes, sërinë e golave e hapi Gundogan 37′ Haaland 39′ dhe sërish Gundogan 59′.