Sali Berisha duket se nuk do të heqë dorë ndonjëherë nga mashtrimet. Së fundmi, Berisha ka publikuar në Facebook sloganin e një partie shqiptaro-fobe në Slloveni dhe pretendon se përdorin imazhin e Ramës.
“Kur bëhesh dele e zezë për maskaradë elektorale dhe të tjerët të përdorin si gogol elektoral”, shkroi Berisha.
Në fakt, slogani është përdorur në vitin 2014 nga partia shqiptaro-fobe në Slloveni dhe nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet aktuale.Slogani i thotë sllovenëve: “Të mendojmë vetëm për Slloveninë, s’kemi pse ta kemi mendjen te shqiptarët”. Edhe këtë, Sali Berisha e lidh me Edi Ramën, të cilin e përmend në çdo dalje publike si personin që ka gisht në disfatën e tij në zgjedhjet e 14 majit.