Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka fituar dy tituj kampion radhazi në Formula 1. Holandezi synon titullin e tretë radhazi, teksa kryeson pas katër garave të para të këtij sezoni. Në një intervistë të fundit, kampioni i botës në fuqi kërkon të arrijë rekordin e Hamilton dhe Schumacher, që kanë fituar shtatë tituj kampion radhazi.
“Kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse ke një makinë kompetitive. Për momentin nuk më intereson të fitoj 7 apo 8 tituj kampionë. Nëse kam një makinë që më lejon ta bëj këtë gjë, atëherë po. Nëse nuk është e mundur do të kënaqem edhe me këto dy tituj që kam fituar deri më tani”, tha Verstappen.
Kontrata e holandezit me Red Bull skadon në vitin 2028, ndërkohë që në vitin 2026 hyjnë në fuqi rregullat e reja.
“Unë i adhuroj garat, por preferoj të provoj edhe aventura të reja, ashtu sikurse bëri Alonso. Gjithsesi, tani jam në Formula 1, kam një makinë fituese dhe synoj të triumfoj sërish këtë sezon”, tha Verstappen.