Erling Haaland po kalon një fazë të shkëlqyer në karrierën e tij.
Sulmuesi norvegjez fitoi titullin kampion në Angli që në sezonin e tij të parë me Manchester City dhe gjithashtu do të luajë finalen e tij të parë në Champions League, ndaj Interit.
Por, në mesin e këtij suksesi sportiv, Haaland e kalon kohën e lirë me videolojëra. 22-vjeçari kishte deklaruar në një intervistë se pas ndeshjeve luan me kompjuter dhe më pas fle gjumë, por nuk kishte treguar videolojën që luante, duke theksuar se i vinte shumë turp që ta zbulonte.
Por, sekreti i doli nga rrjetet sociale, pasi vetë Haaland postoi një story duke luajtur Minecraft, videolojën më të shitur në histori dhe një nga më populloret mes fëmijëve dhe adoleshentëve.