Këngëtarja Fjolla Morina sërish ka bërë deklarata të forta në rrjete sociale në lidhje me jetën e saj.
Përmes një postimi në Instagram, Fjolla ka etiketuar me emra ofendues vajzat e njohura të ‘shoëbizz’-it, Morena Tarakun, Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubovën.
Ajo gjithashtu ka akuzuar rrobaqepësen e dyqanit të saj se i ka vjedhur një byzylyk me vlerë 10 mijë euro.
E tensionuar, Fjolla deklaroi se teksa doli për të marr qenin jashtë dyqanit, ajo ka lënë çantën brenda dhe sipas saj rrobaqepësja në këtë moment vodhi byzylykun.
Ajo tha se byzylyku ishte i veçantë dhe se e kishte vetëm ajo dhe një tjetër biznesmene nga Shqipëria teksa ka shpërthyer në lot në video.
Këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë duke thënë se tashmë ka gjetur personin që e bën të lumtur.
Kujtojmë që muaj më parë Fjolla i dha fund martesës me biznesmenin Fisnik Syla.