Sirena gjermane për Ante Rebic. Kroati ka dhënë fare pak për Milanin gjatë këtij sezoni. Vetëm 3 gola dhe 2 asiste në Serie A, ndërkohë që në Bundesliga e kërkon Wolfsburgu.
“Ujqit” po bëjnë mirë dhe janë në garë për kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Wolfsburgut, Niko Kovac është personi që po insiston për të siguruar shërbimet e bashkëpatriotit të tij. Kovac ka punuar e fituar me Rebic tek Eintracht Frankfurt dhe shpreson të ritakohet me të, tashmë te Wolfsburgu. Drejtuesit e klubit gjerman po përgatisin një ofertë për homologët e Milanit. Rebic ka kontratë me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2025.