Largimi i Lionel Messit nga PSG tashmë është i konfirmuar, ndërsa argjentinasi do të braktisë kryeqytetin francez në verë. Konfliktet e vazhdueshme mes tij dhe drejteusve të klubit nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërsa në skenë është dhe klubi arab i Al Hilal, me këta të fundit të cilët ëndërrojnë pleshtin.
Mediat pranë klubit të mbretit në Arabinë Saudite pohojnë se pronari i Al Hilal ka bërë një ofertë të cmendur në drejtim të kampionit të botës, plot 543 milionë euro. Biznesmeni Marko Kirdmeir ka pohuar më tej se Messi është dakord më ofertën, madje është vendosur në kërkim të një banese për të jetuar me familjen e tij. Madje vizita e pak ditëve më parë e Messit në Arabinë Saudite që solli dhe pezullimin e itj nga PSG duket se ka qenë për këtë arsye.
Tashmë është e sigurt që 35-vjeçari jo vetëm që nuk do të qëndrojë në Francë, por madje refuzon dhe një kalim tek Barcelona. Menjëherë sapo lajmi ka qarkulluar në media, tifozët e PSG kanë nisur protestat dhe thirrjet ofenduese ndaj yllit argjentinas të futbollit, ku sipas tyre u tregua mosmirënjohës ndaj francezëve.