Reth dy vite më parë, dy reperët Noizy dhe Stresi “ betuar si armiq”, vendosën të bënin paqe dhe t’ i jepnin dorën njëri tjetrit.Pajtimi i tyre asoj kohe bëri bujë të madhe në media dhe u përfol gjerë e gjatë duke zënë faqen e parë të mediave rozë.
E teksa që prej asaj dite ishin bërë të pandarë, madje madje do të bënin dhe një projekt muzikor, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reprëve.
Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe të gjithë ju e dini se çfarë do të thotë një “unfollow” ditët e sotme.
Gjithashtu nga profilet e tyre ata kanë fshirë edhe videon e këngës të cilën do e publikonin së shpejti. Tani a është prishur miqësia, apo është një taktikë e reperëve për të tërhequr vëmendje, mbetet për tu parë në vijim.