Milano dhe e gjithë bota e futbollit janë sy e veshë nga derbi i qytetit mes Milanit dhe Interit, dy skuadrat që këtë herë do të përballen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Nuk mund të mos jepte mendimin e tij edhe ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, i cili është rikthyer të flasë për derbin e vitit 2003 në Ligën e Kampionëve, por edhe për Interin aktual e trajnerin Inzaghi.
20 vite më parë ju keni qenë president në Euroderbin mes Milanit dhe Interit. Cli është mendimi i parë që ju vjen për atë ndeshje?
Realisht kur më vjen ndërmend ajo ndeshje, është e dhimbshme. Nuk besoj se do ta harroj ndonjëherë, rastin që Kallon humbi ndaj Abbiati në minutën e 87′. Të gjithë thoshin që ishte një super-pritje nga Abbiati, por unë mendoj që prapë ai duhet të shënonte.
Cili mendon që është njeriu i momentit te ekipi Inter-it?
Barella për mua po bëhet një hajmali për klubin. Më pëlqen shumë Onana, sjellja e tij në fushë është për t’u vlerësuar.Gjithashtu mendoj që Lautaro do t’i jap ekipit atë që i duhet më shumë, golin.
Nëse do të ishit ju ende president i Interi-t, çfarë do të bëje ndryshe?
Ndoshta edhe mund ta kisha shkarkuar Inzaghi-n. Më pëlqeu sesi ai u rezistoi kritikave të shpeshta. Ndeshje pas ndeshjeje, zërat për një shkarkim të tij shtoheshin. Pavarësisht të gjithave, ai ishte i qetë dhe i kthjellët, duke treguar se ka karakterin e duhur për të drejtuar Interi-n.”